ASH: Merko të lirojë karrigen, struganët të dalin nga pengmarrja

Maqedonia

ASH: Merko të lirojë karrigen, struganët të dalin nga pengmarrja

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 12:20
ASH

Aleanca për Shqiptarë, dega Strugë ka mirëpritur vendimin e ShBA-së për shpalljen e kryetarit të Strugës Ramiz Merko “non grata”, duke theksuar se me këtë konfirmohen të gjitha akuzat që ASh kishte bërë më parë ndaj tij.

“Duhet të mbajë përgjegjësi edhe kryetari i komunës së Strugës Ramiz Merko me tarafin e tij politiko kriminale i cili një orë e më parë duhet të lirojë karrigen e tij që Struga dhe struganët të dalin nga pengmarrja dhe të përfundojnë duke punuar fortë për për të ardhmen e tyre dhe familjarët e tyre.

Pra Ramiz Merko lëri egot personale kuptoje, përgjegjësinë e momentit, ik liroje karrigen, lironi organet organet përkatëse të merren pa presion e pushtetit tënd mos e mbaj të gjithë Strugën peng nën akuzë sepse nuk e meriton. Liroje Strugën e artëdashësve, intelektualëve dhe turistike. Nga pengmarrja nuk ke më se qka i jep Strugës përveçse mjerim dhe degradim total”, tha Lulzim Nasufi, kryetar i degës së Aleancës për Shqiptar në Strugë.

Sipas ASh-së ky vendim hap faqe të re për politikbërjen në komunën e Strugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat