Kovaçevski-Denkov: Është e rëndësishme të vazhdohet me retorikën pozitive

Maqedonia

Kovaçevski-Denkov: Është e rëndësishme të vazhdohet me retorikën pozitive

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në mëngjes ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e ri të Republikës së Bullgarisë, Nikollai Denkov, njoftojnë nga shtypi i qeverisë.

Kryeministri Kovaçevski, thuhet në njoftim, e uroi kryeministrin bullgar Denkov për mandatin e tij dhe i uroi Qeverisë së sapozgjedhur që ai të udhëheqë punë të suksesshme.

“Në bisedë u shpreh pritshmëria e të dyja palëve, për bashkëpunim të mirë ndërqeveritar, në interes të qytetarëve dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Ata diskutuan për rëndësinë e promovimit të retorikës pozitive që kontribuon në besimin reciprok, si dhe vazhdimin e dinamikës në agjendën dypalëshe dhe takimet mes ministrave në qeveri që do të kontribuojnë në arritjen e rezultateve konkrete dhe të dukshme për qytetarët.

Vlerësimi i përbashkët është se nevojitet një qasje konstruktive dhe bashkëpunim i mëtutjeshëm, për të cilin të dy kryeministrat kanë besim se këtë e presin qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, si dhe rajoni, Bashkimi Evropian dhe partnerët ndërkombëtarë”, shtojnë nga atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat