Sa më shumë Ali Ahmeti të thotë: BE, BE, BE e jo SHBA aq më shumë amerikanët do ia shtojnë BDI-së listat e zeza

Maqedonia

Sa më shumë Ali Ahmeti të thotë: BE, BE, BE e jo SHBA aq më shumë amerikanët do ia shtojnë BDI-së listat e zeza

Nga: Sulejman Mehazi Më: 23 qershor 2023 Në ora: 13:10
Sulejman Mehazi

Sa dramatike e kanë bërë Listën e zezë të SHBA-së drejtuar Ramiz Merkos, fare nuk mendojmë se dhe Mendu Thaçi, Xhevat Ademi etj. që moti nga amerikanët janë në Listën e zezë, po palla nuk ua ndien duke u pasuruar dhe më shumë, puna e madhe për Merkon se nuk i lejohet të shkojë në SHBA, çfarë i duhet Merkos Amerika kur Amerikën e pasurisë e ka në Strugë.

Simbolika e Listës së Zezë amerikane ndaj Merkos më shumë është ndaj BDI-së së Ali Ahmetit që kundërshtojnë Ambasadoren amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela P. Aggeler për alarme korruptive shtetërore, e këta të BDI-së me përpjekjen e RMV-së në BE anashkalojnë SHBA-në.

Që njëzetvjet radhazi Ali Ahmeti shpreh dashuri vetëm ndaj BE-së e kurrë ndaj SHBA-së dhe pastaj çuditen se pse Merko është në Listën e zezë të amerikanëve.

Si nuk e kuptojmë se në Ballkanin Perëndimor, sidomos në Kosovë, RMV e në Shqipëri bëhet luftë e madhe politike e gjeosrategjike në mes SHBA-së, BE-së e Rusisë.

BE-ja me anë të misionarëve të shteteve që se kanë pranuar Kosovën, Borell-Spanjë dhe Lajçak-Slovaki me anë asociacioneve serbe mundohen ta tërheqin Serbinë nga Rusia për t'u kthyer në BE, qëllimi tjetër i BE-së është që të shkëput Kosovën nga puro amerikanizmi i Kurtit.

Nuk është e rastësishme lufta kontraverse e Ramës dhe Ali Ahmetit përballë Kurtit. Në shtetet e Ballkanit Perëndimor janë në luftë tre forca të mëdha botërore, Albin Kurti në koalicion me SHBA-në politikisht lufton kundër dy forcave gjeostrategjike të BE-së së Borellit dhe Lajçakut dhe të Rusisë me Vuçiqin.

Të gjithë politikanët shqiptarë që do marrin anën e BE-së, SHBA-ja do i fut në Listë të zezë, sa më shumë që BDI-ja e Ali Ahmetit të bëhet e shurdhër ndaj vërejtjeve korruptive të shprehura nga ambasadorja amerikane, Angela P. Aggeler aq më shumë SHBA-ja do shtojë BDI-në në Listë të zezë.

Sa më shumë Ali Ahmeti të thotë  BE e jo SHBA aq më shumë amerikanët do ta dëmtojnë e sulmojnë BDI-në me Lista të zeza.

Pra, drejtimet politike gjeostrategjike të elitës politike shqiptare janë të qarta, ajo e Ramës e Ahmetit janë për BE, e Kurtit për SHBA-të e Vuçiqit për Rusinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat