Struganët me qëndrime të ndryshme për Merkon non grata

Maqedonia

Struganët me qëndrime të ndryshme për Merkon non grata

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Nga droja për ta thënë atë që vërtetë e mendojnë, ose nga dashuria që kanë për kryetarin e Komunës, struganët kanë mendime të larmishme për Ramiz Merkon të shpallur non grata nga SHBA-të. Shumë prej tyre e drejtojnë gishtin nga Qeveria dhe krerët e politikës, duke thënë se peshkut qelbet nga koka.

Le ta marrin punën në dorë organet nëse ka diçka, vetëm se nuk është i vetmi ka edhe shumë të tjerë, së pari ata që janë liderë të partive politike ose të këshillave gjyqësore, prokurorë të gjithë”.

A është i korruptuar a jo? Çfarë Amerike, çfarë bakraçi, unë nuk mund të ankohem elhamdurila, jam nga Dibra ka 5 vjet jetoj këtu por ka sende të mira”.

Asgjë e rëndësishme”.

“Nuk kam koment.

Është kryetari juaj si mund të mos keni koment?

Ai e di se çfarë ka bërë, ai me siguri e di nëse aty ka diçka të jashtëligjshme në atë qe e ka punuar”

Jo nuk kam, krejt në rregull është për mua.

Është shpall si person i korruptuar, nuk ju pengon kjo juve si strugan?

Jo, nuk shoh gjë”

“Si e komentoni Merkon që është në listën e zezë të Amerikës?

Shumë mirë e komentoj, çfarë lidhje ka, vetëm ja kanë bërë ashtu sepse ai ka bërë krejt Strugën e ka ndërtuar”.

Çfarë korrupsioni, nuk ka asnjë korrupsion, çfarë korrupsioni turp, secili qytetar tanimë është i korruptuar”.

Kishte edhe nga ata që nuk donin aspak ta komentonin.

“Jo”

Për Merkon? Mos foli keq për Merkon”

Një koment për zotëri Merkon? Jo, jo, nuk kam marrëdhënie të mira”.

“Nuk kam koment

A keni një koment në lidhje me Ramiz Merkon që është në listën e zezë?

“Jo, jo nuk kemi

Kryetari i Strugës, Ramiz Merko, bashkë me familjen e tij të ngushtë u fut në listën e zezë amerikane, për shkak se siç kumtoi DASH, është përfshirë në korrupsion dhe ndikime në gjyqësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat