Mickoski nga Brukseli: S’ka marrëveshje, zgjedhje të shpejta për dalje nga kriza

Maqedonia

Mickoski nga Brukseli: S’ka marrëveshje, zgjedhje të shpejta për dalje nga kriza

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 14:41
Hristijan Mickoski

Nga Brukseli, takimet me përfaqësues të lartë të BE-së, kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, sërish ka përsëritur se kjo parti nuk pranon asnjë marrëveshje sipas diktatit bullgar dhe se vendit i duhen zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare.

“Mesazhi ynë është i qartë. OBRM-PDUKM nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që do të jetë sipas diktatit bullgar. Ky është mesazhi thelbësor që e dërguam dhe do ta dërgojmë në Bruksel. Çështja e dytë që e themi në takime është që në Maqedoni sa më shpejt të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, tha Mickoski.

Mickoski është shprehur i habitur nga ajo që kishte dëgjuar nga bashkëbiseduesit.

Mickoski thotë se anëtarët e Qeverisë kur vijnë në Bashkimin Evropian, sipas tij, akuzojnë opozitën dhe kërkojnë nga Brukseli të bëjë presione ndaj OBRM-PDUKM-së ta pranojë marrëveshjen me Bullgarinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat