Gjykata Kushtetuese do ta vlerësojë kushtetutshmërinë e Udhëzimit që në certifikatat e lindjes të shënohet edhe përkatësia etnike

Maqedonia

Gjykata Kushtetuese do ta vlerësojë kushtetutshmërinë e Udhëzimit që në certifikatat e lindjes të shënohet edhe përkatësia etnike

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 21:43
Gjykata Kushtetuese

Gjykatësit kushtetues vendosën sot hapjen e një lënde në të cilën do të zhvillohet procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së udhëzimit me të cilin në certifikatat e lindjes do të shënohet edhe përkatësia etnike.

Bëhet fjalë për Udhëzimin e miratuar nga Ministria e Drejtësisë më 29 maj 2023, i cili në periudhën e kaluar ka shkaktuar interesim të madh te publiku.

“Kjo lëndë është themeluar në përputhje me rregulloren e procedurës që autorizon Gjykatën Kushtetuese për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së një ligji, përkatësisht kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së një rregulloreje ose akti tjetër të përgjithshëm. Takimi u mbajt me propozim të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Katsarska, ku morën pjesë të gjithë gjyqtarët. Sipas Kodit të Mirësjelljes, kjo çështje i ka kaluar gjyqtarit njoftues dhe këshilltarit të Gjykatës dhe tashmë po zhvillohet procedurë paraprake për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e Udhëzimit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Nga Gjykata Kushtetuese po ashtu bëjnë të ditur se deri më tani asnjë iniciativë qytetare nuk është dorëzuar në gjykatë për të kundërshtuar këtë udhëzim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat