Ndalohet 21-vjeçari nga Turqia, pa autorizim ka hyrë një rezidencë në Ohër

Maqedonia

Ndalohet 21-vjeçari nga Turqia, pa autorizim ka hyrë një rezidencë në Ohër

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 16:25
Ohër

Dje në ora 12:50 në SPB Ohër është ndaluar K. M. S. (21) nga Republika e Turqisë.

Nga MPB njoftojnë se ai paraprakisht, duke kapërcyer një gardh metalik, në mënyrë të paautorizuar ka hyrë në një objekt rezidence në bregdetin e Liqenit të Ohrit, duke vepruar në kundërshtim me urdhrin për hyrje të ndaluar.

Njoftimi i policisë:

Atij i është konfiskuar dokumenti i udhëtimit dhe me parashtresa përkatëse i është dorëzuar Gjykatës Themelore në Ohër për procedurë të mëtutjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat