Maqedonia e Veriut në vendin e 80-të ndër vendet me BPV më të lartë për kokë banori

Maqedonia

Maqedonia e Veriut në vendin e 80-të ndër vendet me BPV më të lartë për kokë banori

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 16:27

Sipas vlerësimeve të revistës “Global Finance Magazin” për vitin 2023, nga 193 vendet më të pasura në botë, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 80-të.

Vendi i parë ndër vendet më të pasura në botë është Irlanda, i dyti është Luksemburgu dhe i treti Singapori, i ndjekur nga Katari, Makau, Emiratet e Bashkuara Arabe, Zvicra, Norvegjia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe San Marino mbyll listën e top 10-sheve.

Nga vendet e rajonit, më e pasura, sipas autorit të këtij teksti, është Sllovenia, e cila është në vendin e 37-të, e ndjekur nga Kroacia, e cila është në vendin e 49-të, Mali i Zi në vendin e 68-të, Serbia në vendin e 72-të dhe Shqipëria në vendin e 89-të.

Autori i tekstit, i cili doli pak ditë më parë, thekson se nëse marrim parasysh produktin e brendshëm bruto të një kombi – shuma e të gjitha mallrave dhe shërbimeve të prodhuara nga shteti gjatë një viti – atëherë do të duhet të konkludojmë se kombet më të pasura janë pikërisht ato me BPV-në më të lartë: SHBA, Kina, Japonia dhe Gjermania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat