Peshkopi David paralajmëron deputetët që votojnë “pro” ligjit për ndryshimin e gjinisë

Maqedonia

Peshkopi David paralajmëron deputetët që votojnë “pro” ligjit për ndryshimin e gjinisë

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 22:01
David

“Deputetët që votojnë “pro” ligjit për barazi gjinore do të përballen me përjashtim nga komuniteti kishtar. Ata do të privohen nga aktivitetet fetare, domethënë do t’u ndalohej kryerja e riteve kishtare, si pagëzimet, dasmat dhe funeralet. Një paralajmërim të tillë publik ua ka dërguar famullitari i Dioqezës së Shkupit, David.

Në prag të protestës së nesërme mbarëkombëtare kundër ligjeve për evidencë amë dhe barazinë gjinore, organizuar nga KOM-Arqipeshkvia e Ohrit, në blogun e tij, peshkopi David vlerëson se zgjidhja ligjore për barazinë gjinore është shprehje e llojit të fundit të anarkisë, prodhuar drejtpërdrejt nga shteti sepse nuk e dëgjon zërin e popullit.

Peshkopi David thotë se kisha nuk është kundër të drejtës për të zgjedhur, por se është e papranueshme të imponohet me forcë stili i jetesës së një grupi minoritar.

“Të mos ketë keqkuptime, kisha nuk i dënon dhe nuk është kundër njerëzve që kanë ndër të tjera zgjedhjen e tyre seksuale. Është zgjedhja e tyre personale, që ka të bëjë me ndërgjegjen e tyre. Në të njëjtën kohë, kisha beson me vendosmëri se ata njerëz nuk duhet t’i nënshtrohen diskriminimit apo ndëshkimit! Nga ana tjetër, nuk është e mundur të lejohet një lloj i caktuar ‘aparteidi’, ose më konkretisht, një izolim i ndonjë grupi të vogël transgjinor, i cili do të imponojë stilin e tij të ekzistencës në të gjithë shoqërinë në mënyrë totalitare. Dhe projektligji i ri për barazinë gjinore ka si pikënisje pikërisht transhumanizmin: çrrënjoset modeli i mëparshëm i njeriut me gjithë dinjitetin dhe historinë e tij dhe prezantohet një model i ri i njeriut, i cili lundron në sipërfaqen e ekzistencës së tij. Në fund të fundit, modeli krishter i njeriut nënkupton gjithmonë bashkëjetesën me tjetrin, kushdo qoftë ai, ndërsa modeli posthuman nënkupton lirinë vetëm si liri të plotë nga tjetri, si anulim të të ndryshmes!!”, ka shkruar ai në blog.

Mirëpo, famullitari i Dioqezës së Shkupit tregon se është i vetëdijshëm për faktin se shteti është laik dhe se kisha nuk ka të drejtë të nxjerrë ligje në Kuvend, prandaj, nëse ligji miratohet, ai duhet të respektohet. Por ai kujton se, ndryshe nga shteti, kisha ka rregullat e saj të brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat