Kovaçki i OBRM-PDUKM-së: Deklarata e kancelarit gjerman u deformua

Maqedonia

Kovaçki i OBRM-PDUKM-së: Deklarata e kancelarit gjerman u deformua

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 18:21
Dragan Kovaçki

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, thotë se nuk është e vërtetë se kancelari gjerman Scholz të ketë pohuar se nuk do të ketë kushtëzime të reja në rrugën eurointegruese të Maqedonisë.

Sipas deputetit opozitar, Dragan Kovaçki, ka ndodhur gabim në përkthim, sepse sipas tij, Sholc ka thënë se nuk duhet të ketë kushtëzime të reja.

“Ju ftojmë të shikoni edhe një herë përkthimin e deklaratës, vlerësojmë se është bërë një gabim përkthimi, i qëllimshëm ose jo nga shërbimet. Deklarata e kancelarit Scholz është se nuk duhet të ketë kushte të reja, që sigurisht është qëndrim i partisë sonë, por këto nuk janë garanci se nuk do të ketë kushte të reja”, tha Kovaçki.

Ndryshe, dje u raportua se kancelari gjerman ka dhënë garancë se pas ndryshimeve kushtetuese, nuk do të ketë kushtëzime të reja për Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat