Xhaferi në takim me homologun bullgar: Zhurma populiste duhet të qetësohet për të arritur objektivin për të cilin u angazhuam

Maqedonia

Xhaferi në takim me homologun bullgar: Zhurma populiste duhet të qetësohet për të arritur objektivin për të cilin u angazhuam

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 15:12
Talat Xhaferi

Sot në margjinat e Konferencës ndërkombëtare për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, realizoi takim me kryetarin e Kuvendit Nacional të Republikës së Bullgarisë, Rosen Zheljazkov.

Në fillim të takimit, të dy kryetarët shprehën kënaqësinë që në një kohë të shkurtër, pas takimit të majit në Romë, takohen sërish, që është shenjë pozitive për intensifikimin e marrëdhënieve, pas zgjedhjeve në Bullgari dhe verifikimin e mandatit të Kuvendit Nacional.

Kryetari Zheljazkov theksoi se nga afër e ndjekin dinamikën e deklaratave politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Theksoi se në të dy shtetet ka politikanë të caktuar që japin deklarata që nuk janë në linjë me tonin e komunikimit që nevojitet për momentin, ndërsa deklaratat e tilla janë me qëllim të fitimit të pikëve politike ditore, e jo largpamësi e politikanëve të pjekur që ndajnë qëllim të përbashkët.

Zheljazkov theksoi se javën e ardhshme duhet të zgjidhen Grupet për bashkëpunim dhe delegacionet në Kuvendin e Bullgarisë, me çka do të mundësohet komunikimi i papenguar ndërmjet dy Kuvendeve dhe realizimi i vizitave në nivele të ndryshm

Kryetari Xhaferi theksoi se Kuvendi është i gatshëm të veprojë në pajtim me kompetencat e tij dhe procedurat dhe afatet e parapara me kushtetutë, nga momenti kur propozuesi i autorizuar do ta dorëzojë iniciativën për ndryshime kushtetuese në Kuvend.

Xhaferi e njoftoi Zheljazkovin për procedurën dhe kohëzgjatjen e procesit të miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Theksoi se procesi nuk është i lehtë, por është i domosdoshëm për progresin tonë drejt BE-së. Kryetari Xhaferi shprehu bindjen se ky është hapi i fundit i ndërmarrë nga Republika e Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat