Partitë politikë shqiptare reagojnë ndaj iniciativës së kryetarit të Butelit

Maqedonia

Partitë politikë shqiptare reagojnë ndaj iniciativës së kryetarit të Butelit

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 18:24
Foto ilustrim

Kërkesa e kryetarit të Komunës së Butelit për ndërimin e emrave të rrugëve të kësaj komune ka ngjallur reagime nga partitë politike shqiptare.

Nga BDI thonë se “Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj politikave shoviniste dhe avantureske të OBRM-PDUKM-së e cila, në mungesë të ofertës për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët, e frikësuar nga ndjekjet penale për krimet në vazhdimësi të funksionarëve të saj dhe e etur çmendërisht për pushtet, është duke sfiduar në vazhdimësi bashkëjetesën, tolerancën dhe harmoninë ndëretnike në vend”.

“Vendimi i fundit i Komunës Butel për të kontestuar vetëm emrat shqip të rrugëve të kësaj komune multietnike në Shkup është provokim i radhës i cili meriton dënim të ashpër nga të gjithë”, thonë nga BDI.

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se kjo iniciativë është një “frymë nacionaliste edhe radikale e OBRM-PDUKM-së” dhe se Darko Kostovski, kryetari i Komunës së Butelit nga radhët e OBRM-PDUKM-së, në të ardhme duhet “të jetë më i fokosuar në punë dhe të shërbejë si shembull i një Kryetari të Komunës multietnike”.

“Dënoj ashpër tentimin e Kryetarit të Komunës së Butelit, për të rikthyer emrat e vjetër të rrugëve dhe për ti hequr emrat shqiptarë në këtë komunë edhe pse nuk mund të realizohet dhe e njëjta që në fillim është e dështuar”, thonë nga ASH.

Nga Alternativa thonë se sa më parë që Kryetari i Komunës së Butelit e pranon se Buteli është komunë multietnike, kjo i bën mirë atij dhe krejt komunës sonë. Emrat e personaliteteve të historisë shqiptare, por edhe turke, rome, vllahe e të tjera, vetëm flasin se ne – si shkupjanë – dimë ta respektojmë njëri-tjetrin, të nderojmë secilin për meritat dhe kontributin që e ka dhënë dhe të kemi respekt edhe për historinë e tjetrit thonë ata.

“Toleranca është tipari i shkupjanëve, rrjedhimisht edhe I banorëve të Butelit, ndërsa arroganca është tipar i Darko Kostovskit. I kërkojmë kryetarit të Komunës së Butelit, Darko Kostovski, që të heqë dorë nga kjo iniciativë dhe ta tërheqë këtë propozim”.

Partitë politike shqiptare kërkojnë tërheqjen e shpejtë të kërkesës për ndryshimin e emrave të rrugëve të Butelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat