Sllobodan Trendafillov u zgjodh kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë

Maqedonia

Sllobodan Trendafillov u zgjodh kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 18:45
Sllobodan Trendafillov

Sllobodan Trendafillov është kryetar i ri i Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë. Ai u zgjidh pas Kongresit të sotëm që u mbajt në Shkup.

Trendafillov ishte kandidati i vetëm për kryetar të LSM-së.

Kongresi filloi me një minutë heshtje në shenjë respekti për kryetarin e ndjerë të LSM-së, Darko Dimovski dhe angazhimeve të tij për veprimin sindikalist.

Dimovski e kreu funksionin e kryetarit të LSM-së prej dhjetorit të vitit 2017, ndërsa më parë ishte kryetar i Sindikatës së punëtorëve nga gastronomia, turizmi, ekonomizimi komunal-banesor, zejtaria dhe shoqatat e mbrojtura (SGTKZ).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat