OBRM – Partia Popullore: Mbështesim kishën, ligjet për barazi gjinore janë të dëmshme

Maqedonia

OBRM – Partia Popullore: Mbështesim kishën, ligjet për barazi gjinore janë të dëmshme

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 14:45
OBRM – Partia Popullore

Partia e Ljupço Gjorgjievskit përmes një njoftimi mbështet Kishën e Maqedonisë në lidhje me Propozim-ligjet për barazi gjinore.

Sipas tyre, është e papranueshme miratimi i këtyre ligjeve të cilat jo vetëm që po miratohen në mënyrë jotransparente, por pengon edhe kapacitetin demokratik të vendit për faktin se ka dallime të mëdha

Nga kjo parti kërkojnë diskutim dhe debat gjithëpërfshirës mes palëve dhe te vazhdohet me propozim të ligjeve pa u prekur ndjenjat e qytetarëve.

Si parti konservatore dhe demokristiane, gjithmonë jemi për arritjen e barazisë mes burrit dhe gruas, por në asnjë rast nuk do të lejojmë shpërbërjen e vlerave familjare përmes miratimit të ligjeve që shkatërrojnë konceptin ekzistues të familjes”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat