LDM: Në vend të ndryshimeve kushtetuese, le të mbledhin 61 vota për ta shpërndarë Kuvendin

Maqedonia

LDM: Në vend të ndryshimeve kushtetuese, le të mbledhin 61 vota për ta shpërndarë Kuvendin

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Lidhja Demokratike e Maqedonisë përmes një njoftimi thekson se në sistemin e gjyqësisë, shërbimet për siguri dhe institucionet tjera kompetente për luftimin e krimit si dhe administrata janë të partizuara.

“Liderët e dy partive politike LSDM dhe BDI, Kovaçevski dhe AHmeti vendoin për gjithçka dhe për këtë shkak kemi kolpas të shtetit dhe institucioneve shtetërore, kriminalizim të plotë dhe mungesë të përgjegjësisë”, thuhet në njoftimin e LDM-së.

Ata shtojnë për 7 vite nuk është zbatuar asnjë reformë dhe ka pasur vetëm manipulime dhe popullizëm.

“Thirrjet e bashkësisë ndërkombëtare duke përfshirë edhe SHBA-të vetëm që po e amortizojnë pakënaësinë e qytetarëve, por qeveria nuk heq dorë, ajo kritikën e konsideron si mbështetje”, thonë nga kjo parti.

Ata kërkojnë që në vend të ndryshimeve kushtetuese të sigurohen 61 deputetë për shpërndarjen e Parlamentit dhe shkuarje në zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat