Maqedonia e Veriut fillon negociatat për qasje në Programin e BE-së për mjedisin

Maqedonia

Maqedonia e Veriut fillon negociatat për qasje në Programin e BE-së për mjedisin

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Sot, Komisioni Evropian po fillon negociatat me shtatë vende jashtë BE-së, përfshirë Maqedoninë e Veriut, për lidhjen e tyre me Programin e BE-së për Mjedis dhe Klimë (LIFE).

Gjashtë vendet e tjera me të cilat Komisioni Evropian do të nisë negociatat e sotme janë Shqipëria, Andorra, Ishujt Faroe, Izraeli, Moldavia dhe Turqia.

Siç njoftojnë nga Komisioni, bashkimi me Programin LIFE do të ndihmojë shtatë vendet të zhvillojnë teknika, qasje dhe praktika më të mira mjedisore dhe klimatike inovative që kontribuojnë në një ekonomi klimatike neutrale, rrethore dhe adaptive dhe që mbrojnë dhe rivendosin natyrën.

Sipas njoftimeve nga KE, në kuadër të fillimit të negociatave është paraparë edhe takim me ministren e Mjedisit dhe Planifkimit Hapësinor, Kaja Shukova me eurokomisarin e Mjedisit, Oqeaneve dhe Peshkatarisë, Virginijus Sinkevicius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat