MSHIA: Fond evropian për digjitalizimin e shoqërisë

Maqedonia

MSHIA: Fond evropian për digjitalizimin e shoqërisë

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

7.5 miliardë euro nga fondi “Evropa Digjitale” janë të kapshme për RMV-në, pasi vendi ka plotësuar kushtet që të bëhet shfrytëzues i mjeteve evropiane për nevojat në fushën e inteligjencës artificiale, super-kompjuterëve, sigurisë kibernetike, aftësive progresive digjitale dhe teknologjisë së përparuar.

“Presim bashkëpunimin e institucioneve publike, arsimit të lartë dhe sektorit privat dhe bashkë të aplikojnë për më shumë projekte për transformimin digjital të vendit. Nga kjo javë do të nisim senzibilizimin e institucioneve.

Takimin e parë do ta kemi të enjten, javën e ardhshme takim edhe me AMSHA dhe sektorin privat. Dëshirojmë që deri në fund të muajit të kemi draft grupe pune”, tha Azir Aliu.

Planet e Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë me këtë program evropian janë që të digjitalizohet dhe të certifikohet i gjithë administrate për siguri kibernetike, të krijohen më shumë përmbajtje multimediale për ndihmë në sistemin arsimor, si dhe digjitalizimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vend që të jenë kompatibil me standardet evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat