Dy persona nga Gjevgjelia janë arrestuar nën dyshimin për kontrabandim me imigrantë

Maqedonia

Dy persona nga Gjevgjelia janë arrestuar nën dyshimin për kontrabandim me imigrantë

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

MPB njofton se dje ka ndluar dy persona nga Gjevgjelia, për shkak se kanë tentuar t’i dërgojnë disa imigrantë në mënyrë ilegale për në Greqi.

“Me datë 02.07.2023, DT (30) dhe V.T .(54), të dy nga Gjevgjelia, janë ndaluar nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor të Kalimit Kufitar dhe Vëzhgimit Kufitar Bogorodicë. Konkretisht, ata janë vëzhguar nga punonjësit e policisë rreth orës 09:10 duke ndihmuar katër shtetas kinezë dhe një indian në tentativë për të kaluar ilegalisht kufirin për të hyrë në Republikën e Greqisë.

Të dy personat janë ndaluar në stacionin policor dhe rasti është raportuar në Prokurori Publik nga Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe pas dokumentimit të plotë do të dorëzohet parashtresa përkatëse.

Imigrantët janë dorëzuar në Stacionin Policor të Vëzhgimit Kufitar Bogorodicë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat