Trençevska: Çështjet me sindikatat zgjidhen vetëm me dialog

Maqedonia

Trençevska: Çështjet me sindikatat zgjidhen vetëm me dialog

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 18:05
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska sot u takua me kryetarin e Sindikatës së DAGJSH Tërpe Dejanovski, si dhe me një pjesë të të punësuarve në Qendrat për Punë Sociale. Takimi u mbajt në prag të protestës së nesërme të paralajmëruar nga ana e sindikatës.

Fokusi i bisedave të takimit, siç informojnë nga MPPS, ishte në lidhje me kërkesat për rritje të pagave për të punësuarit, regresin për pushim vjetor si dhe stazhin e beneficuar.

“Trençevska në takim theksoi se sindikata tashmë është njoftuar se kërkesat që janë edhe një herë temë e dialogut, gjegjësisht rritja e pagave dhe regresi, tashmë janë çështje për të cilat punohet. Ajo theksoi se me ndryshimin e ligjit në pagën bazë do të përfshihet edhe paga minimale, ndërsa për çështjen e regresit për pushime tashmë është diskutuar që këtë vit të ketë pagesë. Trençevska gjithashtu informoi për punën e Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale, ku është paraparë të hartohet një zgjidhje për praktikën e përfituar në kuadër të projektit se edhe kjo duhet të realizohet”, informojnë nga MPPS.

Ministrja në takim theksoi edhe se protestat janë e drejtë legjitime, por sfidat zgjidhen vetëm përmes dialogut. Ajo theksoi se interesi i të punësuarve në sistemin e mbrojtjes sociale për të është prioritet, si dhe gjithmonë është e gatshme t’i dëgjojë kërkesat e punëtorëve, si dhe vetëm përmes dialogut mund të vjen në zgjidhje të vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat