Mbi 1600 kundërvajtje për një muaj nga motoçiklistët në Maqedoni

Maqedonia

Mbi 1600 kundërvajtje për një muaj nga motoçiklistët në Maqedoni

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

MPB informon se gjatë muajit qershor 2023, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë kryer kontrolle të intensifikuara aksionare për sanksionimin e kundërvajtjeve të kryera nga drejtuesit e motoçikletave, gjatë të cilave janë sanksionuar 1655 motoçiklistë.

Prej tyre 999 nuk kanë përdorur helmetë mbrojtëse gjatë drejtimit të motoçikletës, 389 kanë vozitur pa patentë shofer, 49 motoçikleta janë konfiskuar për shkak të lejes së qarkullimit të skaduar dhe shkaktimi i zhurmës së madhe.

 “Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat