MPB: Shqiptohen 180 masa në Shkup, 54 për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

MPB: Shqiptohen 180 masa në Shkup, 54 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (03.07.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 180 masa.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 180 masa, nga të cilat 54 masa për tejkalim të shpejtësisë.

 14 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, katër masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Tetë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, dy masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, tetë masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit…”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat