Sarrazin: Maqedonia duhet të bëjë ndryshimet kushtetuese për të filluar negociatat me BE-në

Maqedonia

Sarrazin: Maqedonia duhet të bëjë ndryshimet kushtetuese për të filluar negociatat me BE-në

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 15:10
Manuel Sarrazin

Bëhet fjalë për zgjidhje, tha i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin për marrëdhëniet maqedono-bullgare. Në një intervistë për “BNR” në lidhje me rezolutën e miratuar nga Bundestagu, e cila pa mëdyshje konfirmoi identitetin, gjuhën dhe kulturën maqedonase, Sarrazin deklaroi se po hyjmë në fazën kyçe të ndryshimit të Kushtetutës së Maqedonisë.

“Të gjithë duam që bullgarët të përfshihen në ligjin bazë dhe ai të finalizohet. Por që kjo të ndodhë, parlamenti në Shkup duhet të ketë shumicën.

Në vizitat e tyre në Maqedoninë e Veriut në javët dhe muajt e fundit, deputetët gjermanë ndjenë se maqedonasit janë të shqetësuar për identitetin, gjuhën dhe kulturën e tyre. Dhe megjithëse askush në Bullgari nuk dëshiron t’u heqë asgjë maqedonasve, ishte e rëndësishme që Gjermania të jepte një shenjë dhe të siguronte Maqedoninë e Veriut se do të jetë në gjendje të ecë në rrugën e anëtarësimit në BE si maqedonas. Por në të njëjtën kohë, për të nisur negociatat për anëtarësim, ata duhet të mbështesin marrëveshjen e arritur një vit më parë, e cila përfshin ndryshime në Kushtetutë”, tha Sarrazin, i cili po qëndron për vizitë në Sofje.

Ai informoi se qeveria dhe opozita në Gjermani i mbështesin ndryshimet në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat