DPHM Maqedoni: Prej nesër na pret mot i paqëndrueshëm me reshje të shiut

Maqedonia

DPHM Maqedoni: Prej nesër na pret mot i paqëndrueshëm me reshje të shiut

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 20:19
Foto ilustrim

Nëse do të realizohen parashikimet e sinoptikanëve për reshje me intensitet të lartë për një kohëzgjatje të shkurtër në disa zona më të vogla ujëmbledhëse, nesër, madje edhe pasnesër, ka mundësi që të ketë dalje të rrëmbyeshme të rrjedhave më të vogla ujore, që mund të shkaktojnë probleme në infrastrukturën rrugore që ndodhet pranë tyre.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike thonë se probleme lokale mund të ndodhin në vende të caktuara për shkak të rrjedhjes së shpejtë të ujit në rrugë.

Sipas njoftimit të sinoptikanëve në DPHM, nesër nën ndikimin e masës ajrore të lagësht dhe të paqëndrueshme do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.

Proceset lokale do të jenë në formë stuhie me reshje të dendura shiu, shkarkime të forta elektrike, erëra të forta dhe breshër. Ditën e enjte do të ketë dukuri të izoluar me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat