Arrestohen dy persona nga Shkupi, dërgohen në burg për vuajtje të dënimit

Maqedonia

Arrestohen dy persona nga Shkupi, dërgohen në burg për vuajtje të dënimit

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

MPB Maqedoni informon se më datë 04.07.2023, nga ana e zyrtarëve policorë të ekipit operativ për bastisje në DPB Shkup dhe Departamentit për çështje kriminale, Gazi Baba, në ora 20:00 në rrugën “Butelska”, kanë arrestuar A.A.(41) nga Shkupi, dhe në ora 21:35 në “Indira Gandhi” kanë arrestuar S.A.(44) nga Shkupi.

Njoftimi i plotë:

MPB njofton se ndaj tyre me urdhër të Gjykatës Themelore Penale – Shkup janë lëshuar fletarrest qendror, sipas të cilit A.A. duhet të vuajë dënimin me burg prej një viti e 8 muaj për krime të kryera sipas nenit 236 dhe nenit 206 të Kodit Penal, dhe S.A. për krim të kryer nga neni 235 i Kodit Penal.

“Të dy personat janë dërguar në institucionin penal kompetent për vuajtje të dënimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat