Bisedë telefonike Osmani- Gerapetritis: Do të vazhdojë partneriteti strategjik në mes RMV-së dhe Greqisë

Maqedonia

Bisedë telefonike Osmani- Gerapetritis: Do të vazhdojë partneriteti strategjik në mes RMV-së dhe Greqisë

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 19:46
Osmani, Gerapetritis

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka zhvilluar bisedë telefonike me Ministrin e sapoemëruar të Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Gerapetritis.

Duke e uruar për emërimin në detyrën e re, Osmani shprehu bindjen se partneriteti strategjik dhe bashkëpunimi i frytshëm me Greqinë, i bazuar në miqësi, besim të ndërsjellë dhe mirëkuptim, do të vazhdojë edhe gjatë mandatit të tij.

Në fokus të bisedës ishte bashkëpunimi dypalësh, gjatë të cilit u rikonfirmuan angazhimet e përbashkëta për nxitjen e bashkëpunimit të ngushtë dhe ruajtjen e dinamikës pozitive në marrëdhëniet dhe shkëmbimin e përgjithshëm.

“I jemi mirënjohës Greqisë për mbështetjen parimore në procesin e anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian”, theksoi Osmani, duke shprehur bindjen se mbështetja nuk do të mungojë në periudhën e ardhshme, deri në përfundimin e plotë dhe të suksesshëm të procesit të integrimit evropian.

Ministrat diskutuan edhe për temat më aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe për bashkëpunimin në kuadër të OSBE-së dhe Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore, të kryesuar nga Maqedonia e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat