Denkov: Hapi vendimtar është tek pala e RMV-së për hapjen e negociatave, nevojiten ndryshimet kushtetuese

Maqedonia

Denkov: Hapi vendimtar është tek pala e RMV-së për hapjen e negociatave, nevojiten ndryshimet kushtetuese

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 10:14
Foto ilustrim

Kryeministri bullgar Nikollaj Denkov thotë se Maqedonia e Veriut për të filluar negociatat me BE-në duhet të ndryshojnë kushtetutën.

“Për momentin, hapi vendimtar është tërësisht te Republika e Maqedonisë së Veriut. Për të nisur negociatat për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian (BE), ata duhet të ndryshojnë Kushtetutën e tyre. Natyrisht, ky është një proces i vështirë për ta dhe disi i dhimbshëm. Ata duhet ta bëjnë këtë sepse është në zemër të të ashtuquajturit kompromis evropian nga viti i kaluar, bazuar në propozimin francez”, tha Denkov.

Sipas tij, “kompromisi europian” përmban edhe dispozita të tjera që duhet të ndiqen gjatë negociatave. Siç thotë ai, ligjet kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave civile të personave me identitet bullgar.

“Pra, ne do t’i zbatojmë me përpikëri këto kushte, këto udhëzime të dhëna në të ashtuquajturin kompromis evropian. Nuk kërkohet asgjë më shumë prej tyre, çështja është nëse janë gati ta kalojnë këtë proces”, tha Denkov.

Ai tha se janë të gatshëm të vazhdojmë punën e korridoreve, të rrisim shkëmbimin tregtar, kulturor, por pa zgjidhur problemin kyç nuk mund të presim rezultate serioze. Nga ana jonë, thotë ai, jemi të hapur për çdo gjë që është pozitive, shtoi Denkov.

Kryeministri bullgar ka treguar se ka biseduar me disa liderë evropianë dhe ka thënë se Maqedonisë po i dërgohen sinjale të gabuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat