Kovaçevski: E ardhmja duhet të jetë e përbashkët mes shteteve në rajon

Maqedonia

Kovaçevski: E ardhmja duhet të jetë e përbashkët mes shteteve në rajon

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 12:53
Dimitar Kovaçevski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski pritur në vizitë zyrtare kryeministrin shqiptar, Edi Rama ku kanë diskutuar për sfidat e përbashkëta të dy shteteve

Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp tha “Sot ishte kënaqësi e jona të presim mikun tonë Edin. Vendet tona nuk heqin dorë nga qëllimet tona evropiane. Për këtë rrugë ne ndërmarrim hapa për demokratizimin e shteteve tona. Për këtë drejtim ishte edhe hapi i Procesit të Berlinit. Njohja e ndërsjellë mes shteteve tona për profesione të caktuara dhe lëvizja e lirë mes shteteve tona janë qëllimet tona të përbashkëta, por edhe për rajonin në përgjithësi. Procesi i Berlinit është i rëndësishëm, për nismat që do t’i ndërmarrim në energjetikë, ekonomi, shëndetësi dhe fushat tjera ku kemi sfida të përbashkëta. Krahas mesazheve politike, këto nisma kanë edhe përfitime financiare dhe shoqërore në rajon. Këtë nismë qytetarët e ndjejnë. Me këtë nismë ne e mbajmë gjallë idenë evropiane. Për qytetarët, gjendja ekonomike është shumë e rëndësishme dhe për këtë jemi këtu për të diskutuar. Ballkani i hapur dha rezultate konkrete për Maqedoninë, Shqipërinë dhe Serbinë. Kjo nismë edhe më tutje do të ofrojë risi” tha mes tjerash kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

“Nga shteti i kapur, ne u bëmë anëtar i NATO-s, dhe u bëmë kandidat për anëtar i BE-së, duke ruajtur identitetin dhe gjuhën tonë” vazhdoi Dimitar Kovaçevski.

Në lidhje me konstetin mes Kosovës dhe Serbisë, Kovaçevski, tha “politikanët të tregojnë guxim burrshtetasi për të sjellë edhe vendime të rënda që të ardhmen të dominojë paqa mes shteteve dhe popujve”, tha Kovaçevski duke marrë shembull konstetet e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat