“Ballkani i Hapur s’ka përfunduar”/ Kryeministri i Maqedonisë së Veriut mendon ndryshe nga Rama

Maqedonia

“Ballkani i Hapur s’ka përfunduar”/ Kryeministri i Maqedonisë së Veriut mendon ndryshe nga Rama

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 13:38
Dimitar Kovaçevski

Kryeministri Edi Rama në turin e tij 2 ditor në rajon ka ndaluar fillimisht në Maqedoninë e Veriut ku dhe ka mbajtur një konferencë të përbashkët me homologun e tij, Dimitar Kovaçevski, ku ky i fundit tha se procesi i Berlinit është i rëndësishëm lidhur me nismat që mund të ndërmerren.

Kocaçevski tha se edhe nisma e Ballkanit të Hapur ka dhënë fryte për vendet e rajonit por nuk ka përfunduar, ku shtoi se procesi i Berlinit do të jetë më gjithëpërfshirës.

Sakaq shtoi se vendet e rajonit duhet të anëtarësohen sa më shpejt në Bashkimin Europian.

“Ishte procesi i Berlinit në kuadër të të cilit vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruan 3 marrëveshje që kanë të bëjnë me njohjen, kualifikimin e arsimit të lartë dhe lirinë e qarkullimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në Samitin e Berlinit që do të ndodhë në Tiranë, Shqipëria e ka mbështetjen tonë në atë proces, mirënjohje për vendin dhe rajonin. Në 2020 ne e kishim atë rol kur të gjitha takimet u takuan online. Procesi i Berlinit është i rëndësishëm për rajonin për shkak të nismave që duhet të ndërmerren dhe kanë të bëjnë me energjetikën, ekonominë, infrastrukturën, bashkëpunim edhe në shumë fusha të tjera mes vendeve.

Krahas nismave politike, ne si rajon na nevojiten përfitime të shpeshta që do ta rrisin potencialin ekonomik të rajonit dhe do të reduktojnë hendekun mes vendeve. Më e rëndësishme gjendja ekonomike, zhvillimi ekonomike, sundimi i ligjit. Në këtë plan, mund të lavdërohemi se e kemi bërë dhe akoma e bëjmë në kuadër të nismë së Ballkanit të Hapur që së fundmi dha rezultatet konkrete mes RMV, Serbisë dhe Shqipërisë. Kjo nismë nga Ballkani i Hapur, qytetarët dhe bizneset presin më tutje që do të garantojë risi dhe zhvillim mes vendeve.

Për mua, me rëndësi që kjo nismë tregoi se përmes bashkëpunimit mund të rritet shkëmbimi tregtar mes vendeve. Nismat që u nënshkruan në kuadër të Procesit të Berlinit dhe kjo ndodhi në kuadër të Ballkanit të Hapur dhe Procesi i Berlinit stimulim për rezultate të dëshiruara. Rruga për bashkëpunimin tonë dhe dua të dëshiroj që sa më shpejt t’i gëzohemi sukseseve tona dhe të realizojmë anëtarësimin në BE. Biseduam për koordinimin për samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Shqipëri ku qeveria është e përkushtuar në zhvillimin me sukses të këtij samiti. Ballkani i Hapur nuk ka përfunduar, dha shumë rezultate por nuk e ka kryer misionin, procesi i Berlinit është më gjithëpërfshirës, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat