Këshilli Gjyqësor në Maqedoni: Jemi të vetëdijshëm për perceptimin e keq në opinion, por nuk punojmë në kundërshtim me ligjet

Maqedonia

Këshilli Gjyqësor në Maqedoni: Jemi të vetëdijshëm për perceptimin e keq në opinion, por nuk punojmë në kundërshtim me ligjet

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Këshilli Gjyqësor e mirëpriti dhe e pranoi idenë e ambasadorit të BE-së në Maqedoni, David Geer, i cili njoftoi se tashmë i është propozuar Qeverisë që të dërgojë një mision vlerësues për punën e këtij organi.

Në një deklaratë për publikun, Këshilli thotë se vlerëson shumë përpjekjet e BE-së, por edhe përfshirjen personale të Geer në gjetjen e zgjidhjeve konkrete, të cilat duhet të bëjnë që ky institucion të ushtrojë plotësisht kompetencat e tij ligjore dhe të mbrojë dhe promovojë pavarësinë, profesionalizmin dhe integritetin e gjyqësorit dhe gjyqtarëve.

“Anëtarët shprehin gatishmërinë e tyre të plotë për bashkëpunim të hapur dhe transparent me ekspertë të jashtëm dhe vendas të paanshëm dhe objektivë, sepse besojnë se vetëm në këtë mënyrë do të arrihet një pasqyrë shumë më realiste dhe e vërtetë e funksionimit dhe vendimmarrjes në Këshillin Gjyqësor”, thonë nga Këshilli Gjyqësor.

Prej atje gjithashtu shprehen se janë të shqetësuar se javët e fundit ky organ është ekspozuar ndaj një fushate të ashpër dhe të paargumentuar mediatike dhe politike.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot e ka përkrahur shpalljen e misionit vlerësues të BE-së dhe beson se me ndihmën e këtyre konstatimeve do të mund të përgatiten reforma për përmirësimin e punës së organeve të drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat