ISHSSH: Klinika për Gjinekologji në Shkup nuk ka siguruar psikiatër për lehonën që tentoi të vetvritet

Maqedonia

ISHSSH: Klinika për Gjinekologji në Shkup nuk ka siguruar psikiatër për lehonën që tentoi të vetvritet

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 00:29
Foto ilustrim

Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor (ISHSSH) sot ka njoftuar se në Klinikën universitare për gjinekologji dhe obstetrikë – Shkup (KGJO) është konstatuar lëshim në pjesën e realizimit të kontrolleve konsullore të kërkuara në dy raste për lehonën, e cila para disa ditëve kishte tentativë për vetëvrasje. Në Klinikën universitare për psikiatri nuk janë konstatuar mungesa lidhur me organizimin e punës së funksionimit të klinikës në kushte të procedurës për rinovim.

Këto konkluzione pas mbikëqyrjeve të kryera të jashtëzakonshme inspektuese në IPSH KU për Gjinekologji dhe Obstetrikë dhe IPSH për Psikiatri, janë publikuar sot në ueb faqen e Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor (ISHSSH).

Nga ISHSSH informojnë se më 4 korrik të këtij viti është dorëzuar urdhër me shkrim nga ministri i Shëndetësisë për mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në Klinikën universitare për gjinekologji dhe obstetrikë – Shkup, në lidhje me mjekimin dhe trajtimin e lehonës B.M. nga Shkupi. Ditën e njëjtë nga ana e ISHSSH është kryer mbikëqyrje e jashtëzakonshme inspektuese në Klinikën universitare për gjinekologji dhe obstetrikë – Shkup. Mbikëqyrja e jashtëzakonshme inspektuese ka vazhduar më 5 korrik të vitit 2023 në IPSH KU për psikiatri Shkup.

Gjatë inspektimit të jashtëzakonshëm në IPSH KU për Psikiatri në prani të drejtorit mjekësor të institucionit, prof. dr. Stojan Bajraktarov, u konstatua se ambulancat në kuadër të klinikës funksionojnë. Në hyrje afishohet orari i punës në një vend të dukshëm – nga ora 8:00 deri në 20:00, çdo ditë pune, si dhe numrat e telefonit kontaktues që mund të përdoren për të komunikuar në lidhje me realizimin e ekzaminimeve konsullore.

“Pas deklaratës së drejtorit, numri i telefonit në të cilin është kontaktuar edhe më parë me mjekun përgjegjës për ekzaminime konsullore prof. dr. Kadri Haxhihamza është i pandryshuar, kështu që edhe krahas asaj që për momentin klinika po rinovohet, në çdo kohë gjatë 24 orëve mund të realizohet komunikim me mjekët. Nga këqyrja e evidencave të ekzaminimeve konsullore është konstatuar se në periudhën pasi klinika ka funksionuar në kushte të jashtëzakonshme me orar të përcaktuar paraprakisht, me kërkesë të ISHP KU për GJO janë kryer ekzaminime konsullore”, thuhet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat