Shqiptohen 124 masa në Shkup, 14 për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

Shqiptohen 124 masa në Shkup, 14 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (07.06.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 124 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 124 masa, nga të cilat 14 masa për tejkalim të shpejtësisë, 11 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, dy masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Janë shqiptuar dy masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, tri masa për kalim në semaforë të kuq, tri masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, tri masa për tejkalim të paligjshëm të automjeteve.

Si dhe nëntë masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat