Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në RMV pritet deri 30 minuta

Maqedonia

Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në RMV pritet deri 30 minuta

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 09:02
Tabanoc

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.

Nga atje thonë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të lartë.

“Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në RMV pritet nga 15 deri 30 minutat. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thuhet në njoftimin e LAMM.

Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat