LSDM: Mickoski po mbron krimin e OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

LSDM: Mickoski po mbron krimin e OBRM-PDUKM-së

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 11:07
LSDM

Rasti i fundit “feniks” e vërtetoi krimin e OBRM-PDUKM-së dhe tregoi se Mickoski po e mbron atë krim përmes Shkupit 2014, në vend që të kërkojë përgjegjësi nga të gjithë ata që do të dëshmohet se kanë shkelur ligjin, akuzojnë nga LSDM.

“Pastruesi më i madh i parave i OBRM-PDUKM-së është Shkupi 2014, është një krim ultra i përmasave të papara. Por Shkupi 2014 është vetëm një pjesë e krimit të kësaj partie.

Vendimet e shumta gjyqësore me burgim afatgjatë, qindra të dënuar aktualë dhe ish-funksionar të OBRM-PDUKM-së, përfshirë edhe për bashkim kriminal, janë pjesë e krimit të konfirmuar nga gjykatat kompetente.

Edhe Pallati i Bardhë, selia e OBRM-PDUKM-së, u fitua përmes krimit, në kurrizin e qytetarëve.

Për çfarë e akuzuan Mickoskin të dyshuarit, ish-zyrtarë të lartë të DPMNE-së, pra ai i mbron? Pse nuk kërkoi llogari nga të gjithë dhe zbardhjen e plotë të të gjitha rasteve të mundshme?”, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat