Osmani: OSBE-ja do t’i mbështesë iniciativat dhe projektet inovative për t’u përballur me rreziqet klimatike

Maqedonia

Osmani: OSBE-ja do t’i mbështesë iniciativat dhe projektet inovative për t’u përballur me rreziqet klimatike

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 14:14
Bujar Osmani

Ndryshimet klimatike dhe pasojat e tij janë faktorë që rrisin pasigurinë dhe në fund të fundit lidhen drejtpërdrejt me sigurinë në rajonin e gjerë të OSBE-së. Prandaj është e nevojshme t’i jepet mbështetje politike përpjekjeve të OSBE-së për zbutjen e tyre.

Këtë e theksoi Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në fjalimin hapës të Konferencës së parë të OSBE-së për Ndryshimet Klimatike, që po mbahet sot në Vjenë, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

“Ndryshimet klimatike shkaktojnë jo vetëm dëm të madh ndaj mjedisit jetësor, por ndikimi i tyre gjithnjë e më i dukshëm kërcënon stabilitetin e shoqërive tona duke i ndryshuar kushtet e përgjithshme për jetesë. Luftërat dhe konfliktet, agresioni ushtarak rus ndaj Ukrainës i përkeqësojnë edhe më shumë rrethanat tashmë komplekse ekologjike”, tha Osmani në hapjen e Konferencës.

Emërimi i Përfaqësuesit Special për Ndryshime Klimatike në kuadër të Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në është konfirmim se edhe në këto kohëra të vështira OSBE-ja është e përkushtuar në zbutjen e efekteve negative të ndryshimeve klimatike, theksoi Osmani.

“Kjo qasje e re re do të ofrojë mbështetje politike për përpjekjet e OSBE-së për të zbutur ndryshimet klimatike dhe pasojat e tyre. Jam i bindur se së bashku mund të kemi sukses në përfshirjen e veprimeve klimatike në punën tonë të përditshme duke inkurajuar dekarbonizimin e ekonomive tona dhe duke ndërtuar shoqëri më elastike dhe më të përshtatshme ndaj klimës”, tha Osmani.

Kryesuesi theksoi se përcaktimet politike duhet të mbështeten me veprime konkrete në të gjitha dimensionet e OSBE-së dhe nga të gjitha vendet pjesëmarrëse. Kjo është arsyeja pse Konferenca është vend i shkëlqyer për të ndarë idetë inovative dhe praktikat më të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat