Mbi 780 euro harxhimet minimale për një famije në Maqedoni në muajin qershor

Maqedonia

Mbi 780 euro harxhimet minimale për një famije në Maqedoni në muajin qershor

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Një familjes në qershor për harxhime minimale mujore i janë nevojitur 48.543 denarë (787 euro), tregojnë të dhënat nga shporta sindikale që në nivel mujor e përpunon Lidhja e sindikatave të Maqedonisë.

Prej aty thonë se edhe pse ka zvogëlim të vogël të vlerës së shportës sindikale në qershor, megjithatë harxhimet për ushqim dhe pije janë rritur.

Për ushqim dhe pije janë nevojitur minimum 19.805 denarë (321 euro), ndërsa për mbulimin e haxhimeve të përgjithshme 13.416 denarë.

Për transport minimum një familjes i janë nevojitur 3.720 denarë (60 euro), ndërsa për higjienë 3.252 denarë (52 euro).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat