Trençevska: Maqedonia e Veriut njihej si vend lider për barazinë gjinore

Maqedonia

Trençevska: Maqedonia e Veriut njihej si vend lider për barazinë gjinore

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 22:01
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska ishte mysafire në emisionin “Studio 10” në TV 24, ku foli për lëvizjet antigjinore, projektligjin e ri për barazi gjinore dhe thelbin e vërtetë të kësaj zgjidhjeje ligjore, duke zbardhur dilemat rreth koncepteve gjinore dhe identitetit gjinor, si dhe serisë së re të eventeve të titulluar.

“E gjithë ajo që u rrjedh në opinion ishte e pavërtetë, manipulim dhe injorancë, por në asnjë mënyrë nuk ishte thelbi i proceseve të dy ligjeve, veçanërisht për barazinë gjinore. Pritej që kjo lëvizje antigjinore të vinte edhe tek ne”, tha Trençevska.

Duke iu referuar lëvizjeve anti-gjinore, ajo theksoi se Serbia ka arritur t’i kapërcejë problemet, por Çekia dhe Polonia kanë miratuar ligje të dëmshme që regresojnë pozitën e gruas.

“Vendi ynë dhe jo vetëm brenda rajonit u njoh si një vend lider, i cili ka bërë shumë për barazinë gjinore, për barazinë mes burrave dhe grave dhe kundër diskriminimit. Ne jemi të parët që miratuam Ligjin për barazinë e grave dhe burrave në rajon. Për barazinë flitet që nga viti 1946, kur në kohën e Jugosllavisë grave iu dha e drejta e votës për herë të parë. Për barazinë gjinore filluam të flasim në vitin 1995 pas konferencës së parë në Pekin, gjegjësisht konferencës së katërt të grave në Pekin, kur presidenti i atëhershëm Gligorov u zotua se shteti do të drejtohet për të krijuar mekanizma për barazi gjinore. Mundësitë e barabarta për burrat dhe gratë janë një mjet. Ajo barazi është vendosur për ne dhe duhet të vazhdojmë të përmirësojmë pozitën e grave dhe burrave”, tha Trençevska.

Lidhur me Projektligjin për barazi gjinore, ministrja tha se një reagim i tillë në opinion nuk ishte i pritshëm, duke qenë se paraprakisht janë mbajtur 18 dëgjesa publike dhe se kjo zgjidhje ligjore është në punë që nga viti 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat