Protestojnë edhe sot të punësuarit në Higjienën Komunale, mbeturinat mbeten në rrugë

Maqedonia

Protestojnë edhe sot të punësuarit në Higjienën Komunale, mbeturinat mbeten në rrugë

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Sot dhe në ditët në vazhdim mbeturinat nëpër rrugë nuk do të mblidhen dhe shportat e mbeturinave do të vazhdojnë të duken kështu.

Kjo pasi një grup i të punësuarve në Higjienën Komunale të premten para mesnate kanë ndërprerë punën në shenjë proteste për shkak të siç thonë “largimeve nga puna të një numri të madh të të punësuarve” dhe degradimeve tjera nga drejtuesit aktual të ndërmarrjes.

“Para një jave kemi bërë një revoltë të vogël me vozitësit dhe me punëtorët, e kemi thirr sindikatin, për pagat I kena katastrofë, kushtet I kemi katastrofë, na mungojnë shumë gjëra dhe drejtoresha jonë ka kërkuar kërkesë me shkrim. Kërkesat kanë qenë për të rritur pagat, me na u pagujt rruga dhe ushqimi dhe të përmirësohen kushtet e punës, prej në kamionë deri shportat e mbeturinave, jemi pa kushte. Drejtoresha ka marrë vendim dje pas dite, para përfundimit të punës, e ka përzënë sindikatën prej punës dhe shumë kolegë të tjerë…Kryetarin e sindikatës së higjienës komunale, Deli Dardhishta, është qe 35 vjet I punësuar dhe është kryetar I sindikatës së Higjienës komunale”, deklaroi Rexhep Miftari, punëtor në Higjienën komunale.

“Na kërcënohet si të jemi të burgosur këtu, I nxjerr njerëzit nga puna pa I pyetur fare, diktatura të tilla as në burgje nuk ekziston”, tha një Punonjës në higjienën komunale.

“Prej mbrëmë jemi këtu pa gjum, na bën ‘dilni në punë, mblidheni mbeturinat sepse për këtë jeni të punësuar’m sjellje, për mendimin tim është sjellje e rrugës…Na akuzon, na nënçmon, na kërcënon, ju nuk I mbroni interesat e juaja por të tjetërkujt. Nëse nuk dilni sot në punë, të hënën mos ejani se do ta thirr administratën dhe do tua bëj vendimet e fletlëshimit nga puna… U kërkojmë falje qytetarëve që prej mbrëmë 22, e deri në këto momente nuk janë hequr mbeturinat nga rruga, dhe derisa ta rregullojmë, do t’I kisha lut qytetarët të kenë mirëkuptim ndaj nesh, të na kuptojmë edhe neve se në çfarë gjendje jemi”, deklaroi Sadat Kakrruki, Punonjës në higjienën komunale.

“Unë jam prej atyre që 10 vite jam I punësuar këtu në higjienën komunale dhe më ka largu prej pune, një prej atyre domethënë, tashmë 10 vite jam pa vendim…. ”, u shpreh Fuat Shaqiri Punonjës në higjienën komunale.

Të punësuarit madje gjatë ditës kontaktuan me drejtoreshën e Ndërmarrjes Kosana Mazneva. Në bisedën telefonik në të cilën ata pretendojnë se bisedojnë me drejtoreshën, ajo e fundit i kërcënohet se do t’i largojë dhe padisë të gjithë 200 të punësuarit nëse nuk nisin me punë.

Alsat tentoi disa herë gjatë ditës të kontaktojë me drejtoren e Ndërmarrjes por e njëjta nuk përgjigjej. Lidhur me këtë problematikë nuk kemi marrë përgjigje as nga Qyteti I Shkupit. Ndërmarrja, Higjiena Komunale nga muaji korrik 2022 drejtohet Kosana Maznena, e cila në këtë post ka zëvendësuar Zudi Kokën, i cili ishte shkarkuar nga detyra nga kryetarja e Qytetit, Danella Arsovska pas incidedentit në sheshin “Skënderbeu”. Në ndërmarrjen komunale pati protesta edhe në nëntor të vitit 2022 pasi drejtorja Maznena nuk i vazhdoi kontratat e punës 112 personave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat