“Nxehet” debati për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni

Maqedonia

“Nxehet” debati për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 18:46
Foto ilustrim

OBRM-PDUKM-ja ka vendosur t’i ndërpret të gjitha komunikimet me Qeverinë dhe takimet bilaterale mbi ndryshimet kushtetuese. Hristijan Mickoski thotë se tani e tutje është i gatshëm të flet ekskluzivisht vetëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Nuk ka më asgjë në tavolinë, por ka një punë dhe ajo është që të ulemi dhe të merremi vesh për zgjedhjet, kur do të mbahen, si do të jenë zgjedhjet dhe me çfarë modeli, me ose pa Qeveri teknike dhe gjithçka tjetër që lidhet me zgjedhjet. Nga sot e tutje nuk do të flas asgjë që ndërlidhet me ndryshimet kushtetuese por gjëja e vetme që do të flas janë zgjedhjet të parakohshme parlamentare në vjeshtë”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i OBRM-PDUKM-së.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ditë më parë deklaroi se draft-amendamentet për ndryshimet kushtetuese do të dorëzohen në Kuvend brenda dy javëve të ardhshme. Kreu i Qeverisë tha se zgjedhje në vjeshtë nuk do të ketë, ndërsa procesi i ndryshimeve kushtetuese nuk i lidhur me mandatin e Qeverisë por me integrimin e vendit në BE. Por lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se njëri nga skenarët që mund të çon deri tek ndryshimet kushtetuese është shkëputja e disa deputetëve të OBRM-së.

Nëse vjen deri tek shkëputja e disa deputetëve të VMRO-DPMNE-së, që është njëri ndër opsionit, unë personalisht nuk do të doja të ndodhte kështu. Më shumë jam i mendimit se dy partitë maqedonase duhet t’i votojnë ndryshimet kushtetuese dhe të ulen më pas të bëjnë një strategji për periudhën e ardhshme sepse do të na ndodh shpesh që gjatë negociatave të na duhet konsensus nga të gjitha partitë politike, përfshi këtu edhe partitë shqiptare edhe ato maqedonase”, u shpreh Arben Taravari, Kryetar i ASH-së.

Mickoski tashmë disa herë ka deklaruar se në rast se një deputet i OBRM-PDUKM-së mbështet ndryshimet kushtetuese, ai do të japë dorëheqjen. Ndërkohë kushtëzime për ndryshimet kushtetuese lidhur me 20% kanë paralajmëruar edhe partitë politike shqiptare, Lëvizja Besa, Alternativa dhe deputetët e grupit të zjarrit brenda BDI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat