Parashikimi i motit për sot në Maqedoni

Maqedonia

Parashikimi i motit për sot në Maqedoni

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe me erë mesatare, përgjatë Vardarit dhe në vendet lindore me erë herë pas here të fortë nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval nga 9 deri në 19, ndërsa maksimalja do të arrij prej 25 deri në 34 gradë. Indeksi UV do të jetë 9.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me erë mesatare, herë pas here të fortë veriore. Temperatura minimale do të ulet në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 31 gradë.

Ndërsa në ditët në vijim moti do të jetë stabil. Nga nesër temperaturat do të jenë në rritje të ndjeshme kudo, sidomos nga mesi i javës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat