Arrestohet një person nga Serbia në Maqedoni, kapet duke kontrabanduar emigrantë

Maqedonia

Arrestohet një person nga Serbia në Maqedoni, kapet duke kontrabanduar emigrantë

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Me datë 09.07.2023 rreth orës 12:30 në fshatin Prdejci, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Bogorodicë në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare “Jug” kanë ndaluar L.D.(29) nga Republika e Serbisë.

Ai është gjetur duke transportuar 10 emigrantë nga Siria në një veturë të pasagjerëve Audi A6 me marka kombëtare serbe në rrugën rajonale Negorci – Prdejci.

“Në vendin e ngjarjes ka bërë këqyrje nga ekipi i Stacionit Policor Gjevgjeli.

Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat