Arsovska: Shkupi po pastrohet, ekipet e “Higjienës komunale” janë në terren

Maqedonia

Arsovska: Shkupi po pastrohet, ekipet e “Higjienës komunale” janë në terren

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Kryetarja e Bashkisë së Shkupit Danella Arsovska, thotë se ekipet e “Higjienës Komunale” janë në terren dhe se qyteti po pastrohet.

Në një postim në Facebook ajo shkruan se “nuk kanë lejuar që strukturat mafioze të dëmtojnë interesin e qytetarëve”.

“Arritëm të shënojmë edhe një fitore për të mbrojtur interesin publik, interesin e qytetarëve të Shkupit. Shkupi po pastrohet, ekipet e Higjienës Komunale Shkup janë në terren, gjendja në ndërmarrje është normalizuar”.

“Ne nuk lejuam dhe nuk do të lejojmë që strukturat mafioze së bashku me mbeturinat politike të dëmtojnë interesat e qytetarëve të Maqedonisë. Ajo që u kam premtuar qytetarëve është se do të punoj me ndershmëri dhe në interes të tyre dhe asgjë nuk do të më pengojë që ta përmbush premtimin”, ka shkruar Arsovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat