Gjatë muajit maj janë dhënë 317 leje ndërtimi në Maqedoni

Maqedonia

Gjatë muajit maj janë dhënë 317 leje ndërtimi në Maqedoni

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Në maj të këtij viti janë dhënë 317 miratime për ndërtim, që është për 1,9 për qind më pak në raport me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.

Sipas miratimeve të dhëna për ndërtim, është paraparë vlera e objekteve të jetë 5 311 942 000 denarë, që është për 23,4 për qind më shumë në raport me muajin e njëjtë vitin e kaluar.

Nga numri i përgjithshëm i miratimeve për ndërtim, 137 (43,2 për qind) dedikohen për objekte të ndërtimit të lartë, 119 (37,5 për qind) për objekte të ndërtimit të ulët dhe 61 (19,3 për qind) për objekte për rikonstruim.

Nga gjithsej 317 objekte, tek 142 (44,8 për qind) si investues paraqiten persona fizikë, ndërsa tek 175 (55,2 për qind) objekte investitorë janë subjekte afariste.

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 675 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 54.646 metra katrorë./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat