Zgjerimi i BE-së sipas meritave, ambasadori spanjoll Garcia referoi për prioritetet para deputetëve

Maqedonia

Zgjerimi i BE-së sipas meritave, ambasadori spanjoll Garcia referoi për prioritetet para deputetëve

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 18:18
Ambasadori spanjoll në vend, Hoze Luis Garcia

Ambasadori spanjoll në vend, Hoze Luis Garcia, duke prezantuar prioritetet e kryesimit spanjoll me Këshillin e BE-së, vetëm shkurt përmendi se Spanja e përkrah aderimin e vendit në BE. Spanja rëndësi të madhe i kushton zgjerimit dhe do të vazhdojmë të punojnë në këtë drejtim gjatë kryesimit sipas proceseve të meritave, tha ambasadori Garcia.

“Interesi i Spanjës dhe mbështetja është për procesin e aderimit të RMV-së në BE. Hapja e negociatave aderuese në korrik të vitit të kaluar ishte hapi më i rëndësishëm. Në këtë kontekst e konfirmoj mbështetjen e Spanjës në aderimin e Maqedonisë së Veriut në BE”, tha Hoze Luis Garcia, ambasador i Spanjës në RMV.

Megjithatë propozime konkrete dhe porosi u dërguan nga euro ambasadori David Geer. Rikujtoi për gjendjet në gjyqësorë dhe tha se BE ka dërguar komision për vlerësim, por dërgoi porosi deri te deputetët se kanë përgjegjës politike për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

“Duke u kthyer te çështja më e rëndësishme për draft ndryshimet kushtetuese që duhet së shpejti të arrijnë në parlament, që është vendim sovran për këtë vend, por miratimi i këtyre ndryshimeve dhe plotësimeve do të jetë hap i rëndësishëm i cili në mënyrë automatike dhe pa prolongime të mëtejshme dhe veto do të sjell deri te mbajta e konferencës së dytë ndërqeveritare që paraqet moment kyç për rrugën e këtij vendi drejt anëtarësimit në BE”, pohoi Dejvid Geer, euro ambasador.

Kryetari i Komisionit për çështje europiane, Arbër Ademi, pret që të mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare dhe porositi se me mos mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese mund të vendoset në pikëpyetje perspektiva europiane.

“Ne tani jemi para kësaj pyetjes nëse duhet të vendoset në rrezik perspektiva europiane? Mendoj se kjo nuk duhet bërë. Kemi bërë kompromise të mëdha që të vijmë deri në këtë pikë. Tani, këtu ku ndodhemi sot po përballemi me një pyetje tjetër që do ta përsëris, nuk është çështja më e rëndë me të cilën përballet shteti jonë i përbashkët”, theksoi Arbër Ademi, kryetar i Komisionit për Çështje Europiane.

Gordana Siljanovska Davkova nga radhët e OBRM-PDUKM-së, theksoi se edhe pse po flitet aq kohë për ndryshimet kushtetuese, ato ende nuk janë dërguar në Kuvend.

“U përmend këtu nga Kryetari i Komisionit për ndryshimet kushtetuese, ato nuk janë. Kaloi aq kohë, propozoni, propozimi nuk është, nuk e di kush është kryesori, propozoni që të fillojë të diskutohet në mënyrë procedurale, megjithatë nuk mundemi paraprakisht ne të garantojmë se do të votojmë kështu ose ashtu, për shkak se nevojitet debat me argumente”, u shpreh Gordana Siljanovska Dafkova, OBRM-PDUKM.

Spanja e mori kryesimin e Këshillin e BE-së nga Suedia nga 1 korriku dhe do të zgjasë deri në fund të vitit, që është periudhë shumë e rëndësishme për vendin, ndërsa deri atëherë duhet të përfundojë procesi i skriningut, por edhe të miratohen ndryshimet kushtetuese të cilat janë kusht për vazhdimin e negociatave me BE-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat