153 gjoba për shoferët në Shkup, 18 për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

153 gjoba për shoferët në Shkup, 18 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 09:36
Policia

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (11.07.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 153 gjoba, nga të cilat 18 sanksione për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, shtatë sanksione për vozitje pa patentë shofer, katër masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

“Tetë masa janë shqiptuar për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë sanksione për kalimin e sinjalit të mbyllur – semafor të kuq, dy sanksione për mospërdorim të rripit të”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat