Mungoi i akuzuari i parë, anulohet seanca e sotme për rastin “Pendikov” në gjykatën e Ohrit

Maqedonia

Mungoi i akuzuari i parë, anulohet seanca e sotme për rastin “Pendikov” në gjykatën e Ohrit

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 12:36
Pamje nga seanca

Për shkak të mungesës së të akuzuarit të parë, nuk u mbajt seanca e parë gjyqësore nga procesi që në gjykatën themelore në Ohër po udhëhiqet sipas lëndës pas rrahjes së denoncuar të Hristian Pendikovit, sekretarit të klubit kulturor bulgar në Ohër.

Përfaqësuesit juridikë të mbrojtjes deri në Gjykatë kanë parashtruar dokumentacion mjekësor, me të cilin e kanë arsyetuar mungesën e të akuzuarit të parë Ilija Spaseski, të cilit nga ana e mjekut specialist iu përcaktua pushim mjekësor në kohëzgjatje prej të paktën 15 ditëve.

Prokuroria publike nga Ohri ka parashtruar aktakuzë kundër Spaseskit, sipas të cilit, i akuzuari i parë në lëndë ngarkohet për vepër të kryer penale “shkaktim të lëndimeve të rënda trupore”, në çka i akuzuari u prononcua i pafajshëm. Spaseski në procedurë hetuese mbrohej me heshtje.

Seancën e ardhshme gjyqësore për këtë lëndë, gjykatësi Bojan Martinovski e caktoi për 21 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat