218 gjoba për shoferët në Shkup, 35 për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

218 gjoba për shoferët në Shkup, 35 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (12.07.2023) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik.

Kështu që vetëm në të territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 218 gjoba, nga të cilat: 35 për tejkalim të shpejtësisë, 17 sanksione për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 25 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve.

Nga MPB-ja njoftojnë dhe për tre gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për kalimin në semafor të kuq, dy sanksione për mosvënien e rripit të sigurisë…

Sipas njoftimit të MPB-së kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Andaj apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit që së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat