Pëllumb Vela konfirmon dorëheqjen: Largohem për arsye personale dhe shëndetësore

Maqedonia

Pëllumb Vela konfirmon dorëheqjen: Largohem për arsye personale dhe shëndetësore

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 12:46
Pëllumb Vela

Pëllumb Vela e ka konfirmuar dorëheqjen e tij nga pozita e drejtorit të Spitalit Klinik të Tetovës. Në një postim në Facebook, ai njofton se gjithashtu ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së ASH-së në Tetovë.

Vela thotë se dorëheqjet i ka dhënë për arsye personale dhe shëndetësore, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Të nderuar qytetarë të Tetovës, të dashur aktivistë të Aleancës për Shqiptarët! Ju njoftoj që sot për arsye personale-shëndetësore kam dhënë dorëheqje nga posti U.D. Drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës dhe të njejtën e kam deponuar në arkivin e Spitalit të Tetovës dhe në atë të Ministrisë së Shëndetësisë. Gjithashtu, kam deponuar dhe dorëheqen time në selin e Aleancës për Shqiptarët dhe nga posti i kryetarit të degës së Aleancës për Shqiptarët – Tetovë”.

“U jam mirënjohes dhe falenderues të gjithë kolegëve të Spitalit, miqve dhe mbeshtetesve të ASH-së për përkrahjen dhe ndihmën gjatë këtyre muajve. Të gjithë juve qytetarë të Tetovës dhe aktivistë të Aleancës për Shqiptarët, ju falënderoj nga zemra për përkrahjen e vazhdueshme! Kontributi im do të vazhdojë dhe më tej si aktivistë i thjeshtë i Aleancës për Shqiptarët”, (sic) ka shkruar Vela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat