Ka përfunduar kontrolli hetimor në arkivin e djegur të Gjykatës së Kumanovës

Maqedonia

Ka përfunduar kontrolli hetimor në arkivin e djegur të Gjykatës së Kumanovës

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Nga Gjykata e Kumanovës konfirmuan se kontrolli hetimor në arkivin e djegur ka përfunduar. Në një prononcim për AIM-n, kryetarja e gjykatës, Snezhana Manev tha se nga prokuroria kanë marrë udhëzime për funksionimin e mëtutjeshëm të gjykatës.

“Prokuroria na bëri me dije se mund të marrim masa për sanimin e pasojave të zjarrit. Kjo përfshin lidhjen e energjisë elektrike, lidhjen e ujit të cilat janë shkëputur pas zjarrit. Gjithashtu do të riparohen xhamat e dritareve, si dhe do të rinovohet pjesa e bodrumit që është përfshirë nga zjarri. Inspektimi do të tregojë arsyet e zjarrit. Për të gjitha këto drejtime është njoftuar Këshilli Gjyqësor”, tha Manev.

Hyrja e gjykatës dhe katet e sipërme nuk janë djegur. Zjarri në hapësirat e bodrumit të gjykatës së Kumanovës ka rënë pardje në ora 01:35. Është shuar nga disa ekipe të Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Kumanovës pardje dhe dje, pasi kishte duke dalë tym nga arkivi i shtresuar.

Për rastin është duket punuar Prokuroria e Shkupit. Sot në mëngjes filloi hetimi, të cilin e kryen një prokuror nga Shkupi, si dhe një ekip hetimor nga SPB Kumanovë së bashku me teknikën kriminalistike nga Shkupi, një elektroinxhinier i kualifikuar dhe një inspektor për zjarre. Në inspektim kanë marrë pjesë kryesuesi i Prokurorisë së Kumanovës si dhe prokurori kujdestar nga PTHP Kumanovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat