Një punëtor 57-vjeçar nga Koçani ka humbur jetën teksa punonte në një fabrikë në Gazi Babë

Maqedonia

Një punëtor 57-vjeçar nga Koçani ka humbur jetën teksa punonte në një fabrikë në Gazi Babë

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 18:17
Foto nga takimi

MPB njofton se dje në ora 13:35 në SPB Shkup është raportuar se V.K.(57) nga Koçani gjatë kryerjes së detyrave të punës në një kompani nga Shtipi është lënduar dhe ka ndërruar jetë.

Ngjarja ndodhi në afërsi të një fabrikë në rrethin e Gazi Babës.

Vdekja është konstatuar nga një mjek i urgjencës.

Ndërsa në vendin e ngjarjes ekspertizë kanë kryer ekipet policore të SPB Shkup dhe inspektor i punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat