Hapet Qendra e Trajtimit të Obezitetit, "Mënyra e të ushqyerit dhe stresi ndikojnë te shëndoshja"

Maqedonia

Hapet Qendra e Trajtimit të Obezitetit, "Mënyra e të ushqyerit dhe stresi ndikojnë te shëndoshja"

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 21:22
Foto nga vendi i ngjarjes

U hap qendra për përballje dhe trajtim të obezitetit, në qendrën klinike Nëna Terezë, e cila do të shërbejë si referim për diagnostikim dhe trajtim të shëndoshjes. Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti me rastin e hapjes, tha se obeziteti është problem serioz dhe ka trend shqetësues në rritje në botë dhe tek ne.

“Obeziteti është problem serioz shëndetësor botëror dhe ka trend shqetësues në rritje në botë dhe tek ne. Nevojitet të ekzistojë qendër integrimi, në të cilin do të drejtohen këta pacientë për trajtim. Pikërisht për shkak të kësaj edhe ne në vendin tonë do të kemi qendër referuese për diagnostikim dhe trajtim të shëndoshjes”- deklaroi Fatmir Mexhiti – Ministër I Shëndetësisë.

Në Maqedoninë e Veriut nuk ka statistika në lidhje me arsyet e humbjes së jetëve ne lidhje me obezitetin. Për këtë endokrinologu Irfan Ahmeti deklaroi se do të bëhet regjistër për personat obez që do të trajtohen në klinikë.

“Me hapjen e kësaj qendre, gjithashtu është e rëndësishme të themi se do të bëhet regjistër për njerëzit që janë obez. Kështu do t’i ndjekim edhe ne pacientët tanë dhe kështu do të kemi edhe statistika direkte për arsyet e humbjes së jetëve në lidhje me obezitetin.”- deklaroi Irfan Ahmeti – Endokrinolog .

Mirëpo cilat janë arsyet e obezitetit sipas endokrinologut Ahmeti?

“E para është mënyra e të ushqyerit keq thënë ndryshe konsumimi i “fast food” ushqimeve, jo aktiviteti fizik, gjithashtu qëndrimi i gjatë para televizorit, kompjuterit”- tha Irfan Ahmeti – Endokrinolog ./TV21/

Ndërkaq ministri Mexhti nga spektri i neurologut shtoi se gjithashtu në obezitet ndikon edhe stresi.

“Në lidhje me stresin dhe normalisht ajo jeta jo sociale më shumë tek popullata e re, nënkupton nuk kanë aktivitete fizike.”- tha Fatmir Mexhiti – Ministër i Shëndetësisë.

Kujtojmë që në kohën e pandemisë njerëzit obez ishin më të rrezikuarit për të humbur jetën në rast se infektoheshin me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat